“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Amër ibn Jahjai, e ky nga Abad ibn Temimi se Abdullah ibn Zejd ibn Asimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pasi Allahu ia dha të Dërguarit të Tij ﷺ prenë e ditës së Hunejnit, ai e ndau mes njerëzve, kryesisht disave për t'ua përfituar zemrën. Ndërkaq, ensarëve nuk u dha asgjë. Ensarëve disi u mbeti hatri, sepse nuk morën siç morën të tjerët. Atëherë, Pejgamberi ﷺ u ligjëroi duke u thënë: “O ensarë, a nuk ju gjeta të humbur, e Allahu ju udhëzoi nëpërmjet meje? Ishit të përçarë e Allahu ju bashkoi nëpërmjet meje? Ishit të varfër, e Allahu ju pasuroi nëpërmjet meje?” Sa herë që u thoshte diçka, ata ia kthenin: “Allahu dhe i Dërguari i Tij janë më meritorët.” Pastaj u tha: “Çka po ju pengon që t'i përgjigjeni të Dërguarit të Allahut ﷺ?” Sa herë që u thoshte diçka, ata ia kthenin: “Allahu dhe i Dërguari i Tij janë më meritorët.” Atëherë, ai u tha: “Sikur të donit, do të thoshit: “Na ke ardhur kështu e ashtu.” A nuk jeni të kënaqur që njerëzit të kthehen me dele e me deve, ndërsa ju të ktheheni me Pejgamberin ﷺ në shtëpitë tuaja? Sikur të mos ishte hixhreti, do të isha njëri prej ensarëve. Sikur njerëzit të shkonin nga një luginë a një grykë, do të shkoja luginës dhe grykës së ensarëve. Ensarët janë shiar (rroba e brendshme) , ndërsa njerëzit e tjerë janë dithar (rroba e sipërme) . Pas meje do të hasni në anashkalim të të drejtave tuaja, por bëni durim, derisa të më takoni te Hauzi.””