“Is'haku na ka thënë: Na ka rrëfyer Halid ibn Abdullahu, e ky nga Halid Hadhai se Ebu Othmani tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ e dërgoi Amër ibn Asin komandant në Betejën Dhatu Selasil.” Amri tha: “Pasi u ktheva, vajta te Pejgamberi ﷺ dhe e pyeta: “Kush është njeriu më i dashur te ti?” - “Aishja”, - u përgjigj ai. - Po prej burrave? - e pyeta. - “Babai i saj”, - më tha. - Pastaj kush? - “Omeri”, - tha ai dhe numëroi disa njerëz të tjerë. Atëherë heshta, nga frika se mos më përmendte të fundit.””