“Seid ibn Ufejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Të hënën, teksa muslimanët po e falnin namazin e sabahut mbrapa Ebu Bekrit, i Dërguari i Allahut ﷺ i befasoi duke zbuluar perden e dhomës së Aishes. I shikoi ata, duke qenë të rreshtuar nëpër safa, dhe buzëqeshi. Ebu Bekri u tërhoq prapa, që të hyjë në saf, duke menduar se i Dërguari i Allahut ﷺ dëshironte të dilte për namaz. Muslimanët gati sa nuk e ndërprenë namazin, nga gëzimi që ndien kur panë të Dërguarin e Allahut ﷺ. Por, ai ua bëri me dorë, që ta vazhdojnë namazin, pastaj hyri në shtëpi dhe e lëshoi perden.””