“Muhamed ibn Ubejdi më ka thënë: Na ka treguar Isa ibn Junusi, e ky nga Omer ibn Seidi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Ebu Mulejke, e këtij i ka treguar Ebu Amër Dhekvani, i çrobëruari i Aishes, se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ndër begatitë e Allahut ndaj meje është se i Dërguari i Allahut ﷺ vdiq në shtëpinë time, në ditën time, mes gjoksit dhe prehrit tim. Allahu e bashkoi pështymën time me të tijën pranë vdekjes së tij. Kur Abdurrahmani hyri tek unë dhe në dorë kishte misvakun, i Dërguari i Allahut ﷺ ishte i mbështetur tek unë. E vërejta se ai e shikonte atë dhe e kuptova se e donte misvakun, andaj e pyeta: “A të ta sjell?” Ai bëri me kokë: po. Unë ia dhashë Pejgamberit ﷺ, por misvaku ishte i fortë, andaj i thashë: “A ta zbus?” Ai bëri me kokë: po. Kështu e zbuta misvakun, e ai i pastroi (dhëmbët) me të. Para vetes kishte një enë me ujë, ku fuste dorën, e me të fërkonte fytyrën dhe thoshte: “La ilahe il-lallah! Vdekja ka agoni!” Pastaj e ngriti dorën dhe tha: “Në shoqërinë e lartë!” - derisa vdiq, e në atë rast dora iu lëshua.””