“Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka treguar Zejd ibn Eslemi, e ky nga Ata ibn Jesari se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, kur i Dërguari i Allahut ﷺ dilte për në betejë, disa hipokritë ndaleshin dhe gëzoheshin që nuk kishin shkuar me të Dërguarin e Allahut ﷺ. Kur i Dërguari i Allahut ﷺ u kthye, ata filluan t'i arsyetoheshin e t'i betoheshin dhe dëshironin të lavdëroheshin për diçka që nuk e kishin punuar. Atëherë zbriti ajeti: “Mos mendo se ata që gëzohen për çfarë kanë punuar dhe dëshirojnë të lavdërohen për çfarë nuk kanë punuar...” (Ali Imran, 188)”