“Ibrahim ibn Musai më ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e ky nga Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Ebu Mulejke se Alkame ibn Vekasi tregon se Mervani i tha rojës së vet: “O Rafi, shko tek Ibn Abasi dhe thuaji: “Nëse secili që gëzohet për diçka që i është dhënë dhe dëshiron të lavdërohet për diçka që nuk ka bërë do të dënohet, atëherë do të dënohemi të gjithë, pra.” Ibn Abasi i tha: “Çfarë keni ju me këtë?” Pejgamberi ﷺ i pati thirrur hebrenjtë për t'i pyetur diçka, por ata ia patën fshehur përgjigjen e vërtetë dhe i patën treguar diçka tjetër. Pastaj u paraqitën sikur i meritonin lëvdatat e tij për shkak të përgjigjes që i dhanë dhe, në anën tjetër, gëzoheshin për të vërtetën që ia fshehën. Pastaj Ibn Abasi e lexoi ajetin: “Kujtoje (o Muhamed) kohën kur Allahu mori premtimin nga ata që u është dhënë Libri se do t'ua shpjegojnë atë njerëzve dhe nuk do të fshehin asgjë nga ai. Pastaj ata e hodhën pas shpine (premtimin) dhe e ndërruan atë me një vlerë të vogël. Eh, sa këmbim të shëmtuar që bënë ata! Mos mendo se ata që gëzohen për çfarë kanë punuar dhe dëshirojnë të lavdërohen për çfarë nuk kanë punuar...” (Ali Imran, 187-188) Transmetimin e Hishamit e fuqizon Abdurrezaku nga Ibn Xhurejxhi. Ibn Mukatili na ka thënë: “Na ka rrëfyer Haxhaxhi nga Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer ibn Ebu Mulejke nga Humejd ibn Abdurrahman ibn Aufi, e këtij ia ka rrëfyer këtë Mervani.””