“Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka rrëfyer Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka rrëfyer Sherik ibn Abdullah ibn Ebu Nemri, e ky nga Kurejbi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një natë, bujta te tezja ime, Mejmunia. Në mbrëmje, i Dërguari i Allahut ﷺ qëndroi pak duke biseduar me bashkëshorten e vet e pastaj u shtri për të fjetur. Në një të tretën e fundit të natës u zgjua dhe u ul, shikoi nga qielli dhe tha: “Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe në ndërrimin e natës e të ditës ka shenja për mendarët”, (Ali Imran, 190) pastaj u ngrit, mori abdes, e pastroi gojën me misvak dhe i fali njëmbëdhjetë rekate namaz. Pasi Bilali e thirri ezanin, ai i fali dy rekate të tjera dhe shkoi e fali namazin e sabahut.”