“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Abdurrahman ibn Mehdiu, e ky nga Malik ibn Enesi, e ky nga Mahrame ibn Sulejmani, e ky nga Kurejbi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një natë, bujta te tezja ime, Mejmunia, dhe thashë me vete: “Do të shikoj namazin e të Dërguarit të Allahut ﷺ.” Kështu, atij i afruan një shtrojë, në të cilën i Dërguari i Allahut ﷺ fjeti për së gjati. (Kur u zgjua) filloi ta fshijë fytyrë që ta largote gjumin dhe i lexoi dhjetë ajetet e fundit të sures Ali Imran, deri në fund. Pastaj shkoi te një trastë e varur në mur dhe mori abdes prej saj, pastaj u ngrit të falej. Unë u ngrita dhe veprova sikurse ai, pastaj i shkova pranë dhe u pozicionova anash tij. Ai ma vendosi dorën në kokë, më kapi për veshi dhe ma fërkoi. I fali dy rekate, pastaj dy të tjera, pastaj dy të tjera, pastaj dy të tjera, pastaj dy të tjera, pastaj dy të tjera dhe, në fund, e fali vitrin.””