“Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e ky nga Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një burrë kishte një jetime nën përkujdesje dhe ishte martuar me të. Ajo posedonte një kopsht hurmash, andaj ai e mbante për shkak të tyre dhe asgjë tjetër tek ajo nuk e tërhiqte. Atëherë zbriti ajeti: “Nëse keni frikë se nuk bëni drejtësi ndaj jetimeve...” (Nisa, 3) Mendoj se ka thënë: “Ajo ishte bashkëpronare me të në atë kopsht hurmash dhe në pasurinë e tij.””