“Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Israili, e ky nga Muhariku, e ky nga Tarik ibn Shihabi se ka thënë: E kam dëgjuar Ibn Mesudin të ketë thënë: Kam qenë i pranishëm me Mikdadin; [t]: Hamdan ibn Omeri më ka thënë: Na ka treguar Ebu Nadri, e këtij i ka treguar Eshxhaiu nga Sufjani, e ky nga Muhariku, e ky nga Tariku se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Ditën e Bedrit, Mikdadi iu drejtua Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, ne nuk të themi siç i thanë benu israilët Musait: “... shko ti dhe Zoti yt e luftoni, se ne do të rrimë këtu...”, (Maide, 24) por ti marsho dhe ne na ke përkrah teje. Kjo gjë e gëzoi të Dërguarin e Allahut ﷺ.” Këtë e ka transmetuar edhe Vekiu nga Sufjani, e ky nga Muhariku, e ky nga Tariku se Mikadi i ka thënë kështu Pejgamberit ﷺ.”