“Is'haku më ka thënë: Na ka rrëfyer Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Hemam ibn Munebihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Benu israilët u urdhëruan me këto fjalë: “... duke hyrë në qytet, përuluni në sexhde dhe thoni: “Falna! Ne jua falim gabimet...”, (Bekare, 58) por ata hynë (në qytet) zvarrë, të kthyer mbrapsht dhe fjalën “hitah" (falna) e zëvendësuan me fjalën “hintah" (kokërr gruri) .””