“Ibrahim ibn Mundhiri më ka thënë: Na ka treguar Enes ibn Ijadi, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur vdiq Abdullah ibn Ubeji, i biri i tij, Abdullah ibn Abdullahu, erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ, i cili ia dha këmishën e vet dhe e porositi ta qefinosë të atin me të, pastaj u ngrit për t'ia falur namazin, por Omeri e kapi për rrobe dhe i tha: “Po ia fal namazin, ndërkohë ai është hipokrit dhe Allahu ta ka ndaluar të kërkosh falje për ta?” I Dërguari i Allahut ﷺ ia ktheu: “Allahu më ka lënë të zgjedh, - ose ka thënë: më ka informuar, - dhe ka thënë: “U lute për ta apo nuk u lute (o Muhamed), edhe sikur ti të kërkosh falje për ta shtatëdhjetë herë, Allahu nuk do t'i falë...”, (Teube, 80) andaj unë do të shtoj më shumë se shtatëdhjetë herë.” Kështu, ia falëm namazin së bashku me të Dërguarin e Allahut ﷺ. Atëherë zbriti ajeti: “Asnjërit prej tyre, kur të vdesin, mos ia fal namazin e as mos qëndro pranë varrit të tij (për lutje), sepse ata e kanë mohuar Allahun e të Dërguarin e Tij dhe qëndruan të pabindur deri në vdekje.” (Teube, 84)”