“Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Abdurrahman ibn Abdullahu se Abdullah ibn Kab ibn Maliku tregon: “E kam dëgjuar Kab ibn Malikun (Allahu qoftë i kënaqur me të!) të tregojë për ndodhinë e mospjesëmarrjes në Luftën e Tebukut, ku, ndër të tjera, thotë: “Betohem në Allahun se, pas udhëzimit, nuk më ka dhuruar Allahu ndonjë begati më të madhe se sinqeritetin tim me të Dërguarin e Allahut ﷺ, pra, që ma mundësoi të mos e gënjej atë e të shkatërrohem siç u shkatërruan ata që gënjyen, kur për ta zbriti shpallja, që thotë: “Kur të ktheheni tek ata, do t'ju betohen për Allahun që t'i lini. Largohuni prej tyre! Ata janë të ndyrë dhe vendi i tyre është Xhehenemi. Ky është dënimi për veprat e tyre. Ata do t'ju betohen që të jeni të kënaqur me ta. Nëse ju do të jeni të kënaqur me ta, dijeni se Allahu sigurisht që nuk është i kënaqur me popullin e pabindur.” (Teube, 95-96)”