“Muemeli na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Ibrahimi, e këtij i ka treguar Aufi, e këtij i ka treguar Ebu Rexhai se Semure ibn Xhundubi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ u ka thënë: “Sonte, në ëndërr më erdhën dy burra dhe më morën me vete në një qytet të ndërtuar me tulla të arta e të argjendta. Aty erdhën disa njerëz, të cilët një pjesë të trupit e kishin në formën më të bukur që mund të shihje, ndërsa pjesën tjetër në formën më të shëmtuar që mund të shihje. Dy burrat u thanë atyre: “Shkoni zhytuni në atë lumë.” Ata u zhytën dhe u kthyen të pastër nga shëmtia e mëparshme, në formën më të bukur. Dy burrat më thanë: “Ky është Xheneti i Adnit dhe atje tutje është shtëpia jote.” Pastaj më thanë: “Njerëzit që pe pak më parë me një pjesë të trupit të bukur e tjetrën të shëmtuar i kanë përzier veprat e mira me vepra të këqija, por Allahu ua ka falur.””