“Is'hak ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Seid ibn Musejebi se babai i tij Musejeb ibn Hazeni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Ebu Talibit iu afrua vdekja, Pejgamberi ﷺ shkoi tek ai, ku gjeti Ebu Xhehlin dhe Abdullah ibn Ebu Umejen. Pejgamberi ﷺ i tha Ebu Talibit: “O axha im, thuaj: “La ilahe il-lallah”, fjalë kjo me të cilën mund të dëshmoj për ty tek Allahu.” Ebu Xhehli dhe Abdullah ibn Ebu Umeje i thanë: “O Ebu Talib, a do ta braktisje fenë e Abdulmutalibit?” Pejgamberi ﷺ tha: “Betohem në Allahun se do të kërkoj falje për ty, derisa të më ndalohet.” Atëherë zbriti ajeti: “Nuk i takon të Dërguarit dhe besimtarëve që të kërkojnë falje për idhujtarët, qofshin këta edhe të afërmit e tyre, pasi u është bërë e qartë se ata janë banorë të Xhehenemit.” (Teube, 113)”