“Ahmed ibn Salihu na ka thënë: Më ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Junusi. Ahmedi na ka thënë: Na ka treguar Anbese, e këtij i ka treguar Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Abdurrahman ibn Kabi se Abdullah ibn Kabi, i cili e ndihmonte Kab ibn Malikun (Allahu qoftë i kënaqur me të!) për të ecur pasi ishte verbuar, tregon se e ka dëgjuar hadithin e Kabit në lidhje me ajetin: “(Allahu pranoi pendimin) edhe të atyre treve që patën munguar...”, (Teube, 118) i cili në fund të hadithit thotë: “Në shenjë të pendimit tim dua ta lë pasurinë time vakëf për Allahun dhe të Dërguarin e Tij.” Pejgamberi ﷺ tha: “Mbaj një pjesë të pasurisë për vete, se kështu është më mirë për ty.””