“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Ejubi, e ky nga Ebu Kilabe se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Unë jam më i dituri i njerëzve për këtë ajet, pra, ajetin e hixhabit. Kur Zejnebe bint Xhahshi iu dhurua të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe e mori në shtëpi, Pejgamberi ﷺ përgatiti ushqim dhe i ftoi njerëzit në dasmë. (Pasi hëngrën,) ata vazhduan ndejën duke biseduar. Kështu, Pejgamberi ﷺ dilte e hynte, por ata vazhdonin të qëndronin duke biseduar. Atëherë Allahu i Lartësuar zbriti ajetin: “O besimtarë, mos hyni në shtëpitë e të Dërguarit, përveç rastit kur ju është dhënë leje për të ngrënë, por jo të pritni përgatitjen e tij (ushqimit)! Hyni vetëm kur t'ju thërrasin dhe, pasi të hani, shpërndahuni! Mos qëndroni pas ushqimit për të biseduar me njëri-tjetrin. Kjo, me të vërtetë, e shqetësonte të Dërguarin e ai turpërohej (që t'jua thoshte këtë), ndërsa Allahu nuk turpërohet që t'jua thotë të vërtetën. Kur të kërkoni prej grave të Pejgamberit diçka, kërkojeni prapa perdes.” (Ahzab, 53) Kështu u obligua hixhabi, ndërkaq ata u larguan.””