“Is'hak ibn Mensuri na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullah ibn Bekër Sehmiu, e këtij i ka treguar Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ u martua me Zejnebe bint Xhahshin, bëri gosti dhe u shtroi njerëzve bukë e mish. Pastaj shkoi nëpër shtëpitë e nënave të besimtarëve, ashtu siç vepronte në mëngjesin e çdo martese. U jepte selam dhe lutej për to. Kështu, edhe ato ia kthenin selamin dhe luteshin për të. Kur u kthye në shtëpi, pa se dy persona ende ishin duke biseduar, prandaj doli sërish nga shtëpia. Kur këta dy persona panë se Pejgamberi ﷺ u kthye, brofën me nxitim dhe, nuk e di a unë e lajmërova atë apo dikush tjetër se dy personat në fjalë kishin shkuar. Së këndejmi, Pejgamberi ﷺ u kthye dhe, me të hyrë në shtëpi, e lëshoi perden mes meje dhe tij, e në atë rast zbriti ajeti i hixhabit.” Ibn Ebu Merjemi na ka thënë: “Na ka rrëfyer Jahjai, e këtij i ka treguar Humejdi, e ky e ka dëgjuar Enesin nga Pejgamberi ﷺ.””