“Othman ibn Ebu Shejbe na ka thënë: Na ka treguar Xheriri nga Mensuri, e ky nga Sad ibn Ubejde, e ky nga Ebu Abdurrahman Sulemiu se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ishim të pranishëm në një xhenaze në varrezat e Medinës, kur erdhi edhe i Dërguari i Allahut ﷺ e u ul, e edhe ne u ulëm përreth tij. Ai uli kokën dhe, me një shkop bëri ca vija në tokë, pastaj tha: “Secilit prej jush, madje çdo shpirti të krijuar, i është caktuar vendi i vet: ose në Xhenet, ose në Zjarr; si dhe i është caktuar nëse do të jetë fatkeq ose fatlum.” Një burrë pyeti: “O i Dërguari i Allahut, atëherë, pra, a t'i mbështetemi caktimit e t'i lëmë veprat, kështu që ai që është nga radhët e fatlumëve, do të bëhet fatlum, kurse ai që është nga radhët e fatkëqijve, do të punojë veprat e fatkëqijve?” - "Sa u përket fatlumëve, atyre do t'u lehtësohen punët e fatlumëve, kurse fatkëqijve do t'u lehtësohen punët e fatkëqijve”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ, pastaj citoi ajetet: “Sa për atë që jep, ka frikë (nga Allahu) dhe dëshmon për vërtetësinë e më së bukurës (besimit), Ne do t'ia lehtësojmë atij rrugën drejt shpëtimit. Ndërkaq, atij që është koprrac, ndihet i vetëmjaftueshëm, dhe e quan gënjeshtër më të bukurën (besimin), Ne do t'ia lehtësojmë rrugën drejt dënimit.” (Lejl, 5-10)”