“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani se Abdulaziz ibn Rufeji tregon: “Unë dhe Shedad ibn Makili shkuam tek Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e në atë rast Shedadi e pyeti: “A ka lënë Pejgamberi ﷺ ndonjë ajet jashtë Kuranit?” Ai tha: “S'ka lënë tjetër pos kësaj që ndodhet midis dy kopertinave (Kuranin). Pastaj shkuam te Muhamed ibn Hanefiu dhe ia bëmë të njëjtën pyetje.” Ai tha: “S'ka lënë tjetër pos kësaj që ndodhet midis dy kopertinave.””