“Hudbe ibn Halid Ebu Halidi na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e këtij i ka treguar Katadja, e këtij i ka treguar Enesi se Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai (besimtar) që e lexon Kuranin, i shëmbëllen qitros: ka aromë dhe shije të mirë; e, ai që nuk e lexon Kuranin, i shëmbëllen hurmës: ndonëse nuk ka aromë, shijen e ka të ëmbël. Ndërkaq, hipokriti që e lexon Kuranin, i shëmbëllen borzilokut: aromën e ka të mirë, porse shijen e ka të hidhur; e, hipokriti që nuk e lexon Kuranin, i shëmbëllen kungullit të egër : aromë nuk ka fare, kurse shijen e ka të hidhët.””