“Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe nga babai i tij, e ky nga Mesruku se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ erdhi tek unë, ku gjeti një burrë, andaj iu ndryshua fytyra. Dukej sikur e urreu këtë gjë, e në atë rast unë i thashë: “Ky është vëllai im (nga qumështi)!” - “Shikoni mirë kë keni vëllezër (nga qumështi) , sepse lidhja nëpërmjet gjidhënies pranohet vetëm atëherë kur e ngop fëmijën nga uria” , - tha Pejgamberi ﷺ.””