“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pasi u obligua mbulesa, Eflehu, vëllai i Ebu Kuajsit, i cili ishte xhaxhai im nga qumështi, erdhi dhe kërkoi leje për të hyrë tek unë, por nuk e lejova. Me të ardhur i Dërguari i Allahut ﷺ, unë i tregova për veprimin tim, mirëpo ai më tha që herëve të tjera t'i jap leje atij.””