“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Ibrahimi, e këtij i ka rrëfyer Ejubi nga Abdullah ibn Ebu Mulejke, e këtij i ka treguar Ubejd ibn Ebu Merjemi se Ukbe ibn Harithi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur u martova, erdhi një grua zezake dhe më tha: “Unë ju kam dhënë gji të dyve. Kështu, shkova te Pejgamberi ﷺ dhe i thashë: “Jam martuar me filanen, të bijën e filanit, mirëpo një grua zezake erdhi dhe më tha: “Unë ju kam dhënë gji të dyve.” (Ukbe shtoi:) “Mirëpo ajo është gënjeshtare.” Pejgamberi ﷺ e ktheu kokën, por unë i dola para fytyrës dhe i thashë: “Ajo është gënjeshtare.” Atëherë, ai tha: “E si të vazhdosh me të (gruan tënde) , kur ajo (zezakja) pretendon se ju ka dhënë gji të dyve?! Lëre atë (me të cilën je martuar) .” Ejubi rrëfen se Ismaili bëri me shenjë me gishtin tregues dhe të mesëm.”