“Ubejd ibn Ismaili më ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se huazoi një gjerdan prej Esmës, por i kishte humbur. Kështu, Pejgamberi ﷺ dërgoi disa shokë të tij për ta kërkuar. Ata i zuri koha e namazit, prandaj u falën pa abdes. Kur shkuan te Pejgamberi ﷺ, iu ankuan për këtë gjë, e në atë rast zbriti ajeti i tejemumit. Usejd ibn Hudajri i tha Aishes: “Allahu të shpërbleftë! Betohem në Allahun se, sa herë që të ka ndodhur diçka, përherë Allahu të ka bërë rrugëdalje dhe në të ka bërë mirësi për të gjithë muslimanët.””