“Sad ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar Shejbani nga Mensuri, e ky nga Salim ibn Ebu Xhadi, e ky nga Kurejbi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur dikush i afrohet bashkëshortes së vet (për marrëdhënie seksuale) dhe thotë: “Bismilah, Allahume xhenibni shejtane ve xhenibi shejtane ma razaktena (Me emrin e Allahut. O Allah, largoje shejtanin prej meje dhe prej pasardhësit tonë!) !”, nëse u është caktuar të begatohen me fëmijë, atëherë shejtani kurrë nuk do të mund ta dëmtojë atë.””