“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi se Asimi tregon: “E pyeta Enesin (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “A e ka shenjtëruar i Dërguari i Allahut ﷺ Medinën?” - Po. “Çka përfshin prej këtu deri atje (është e shenjtë). Pemët e saj nuk priten dhe mallkimi i Allahut, melekëve dhe gjithë njerëzve qoftë mbi atë që bën risi në të!” - tha Enesi. Asimi ka thënë: “Musa ibn Enesi më ka rrëfyer se (Pejgamberi ﷺ) ka thënë : “Ose strehon një person që bën risi.””