Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Hisham ibn Jusufi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Ebu Bekër ibn Ebu Mulejke, e ky nga Othman ibn Abdurrahman Tejmiu, e ky nga Rebia ibn Abdullah Tejmiu, - Ebu Bekër (ibn Ebu Mulejke) ka thënë: Rebia ka qenë prej njerëzve më të mirë, - (Ibn Xhurejxhi ka thënë: Më ka rrëfyer Ebu Bekri e ky nga Othmani) se Rebia tregon se, ditën e xhuma, Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) lexoi në minber suren Nahl.
Rabi`a