Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi nga Zuhriu, e ky thotë: Më ka rrëfyer Ebu Idrisi, Aidhullah ibn Abdullahu, se Ubade ibn Samiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!), pjesëmarrës në Luftën e Bedrit dhe një prej përfaqësuesve në Besëlidhjen e Akabesë, tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ, përreth të cilit ishin një grup i shokëve të tij, ka thënë: “Jepmani besën se nuk do t'i shoqëroni Allahut asgjë, nuk do të vidhni, nuk do të bëni zina, nuk do t'i mbysni fëmijët tuaj, nuk do të bëni shpifje në moralin e njëri-tjetrit dhe nuk do të kundërshtoni kur të urdhëroheni për të mirë.
'Ubada bin As-Samit