Halad ibn Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Mensuri, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Vaili se Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një person pyeti: “O i Dërguari i Allahut, a do të merremi në përgjegjësi për atë që e kemi vepruar në periudhën paraislame?” - “Ai që bën mirë në Islam, nuk do të llogaritet për veprat e periudhës paraislame, ndërsa ai që bën keq në Islam, do të llogaritet edhe për të parat, edhe për të fundit”, - tha Pejgamberi ﷺ.
Ibn Mas`ud