2724, 2725 - Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe ibn Mesudi se Ebu Hurejra dhe Zejd ibn Halid Xhuheniu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) rrëfejnë: “Një beduin erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, po të përbej në Allahun që për mua të gjykosh sipas Librit të Allahut!” Hasmi i tij, i cili kishte dituri më shumë se i pari, u ngrit dhe tha: “Po, mes nesh gjyko sipas Librit të Allahut dhe më lejo të të tregoj!” - “Fol!” - i tha i Dërguari i Allahut ﷺ.
Abu Huraira and Zaid bin Khalid Al-Juhani