Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Damre Enes ibn Ijadi, e këtij i ka treguar Sherik ibn Abdullah ibn Ebu Nemiri se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, teksa Pejgamberi ﷺ po ligjëronte ditën e premte, një burrë hyri në xhami nëpërmjet derës që është përballë minberit dhe, duke qenë në këmbë, iu drejtua Pejgamberit ﷺ: - O i Dërguari i Allahut! Janë shkatërruar bagëtitë dhe rrugët janë djerruar, andaj lute Allahun të na çojë shi! Pejgamberi ﷺ i ngriti duart dhe tha: “O Allah, na ço shi! O Allah, na ço shi! O Allah, na ço shi!” Betohem në Allahun se në qiell nuk shihnim asnjë re të imët e as pupëlore, ndërkohë mes nesh dhe kodrës Selë nuk kishte asnjë shtëpi (që të na e pengonte shikimin).
Sharik bin `Abdullah bin Abi Namir