Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Seidi, e ky nga Katadja, e ky nga Nadër ibn Enesi, e ky nga Beshir ibn Nehiku se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që e liron hisen, - ose ka thënë: pjesën, - që i takon te një rob, duhet ta lirojë tërësisht, për sa kohë që posedon pasuri të mjaftueshme, përndryshe robi konsiderohet i liruar pjesërisht, andaj prej tij kërkohet që të punojë, pa e munduar tej mase (në mënyrë që ta lirojë veten plotësisht) .
Abu Huraira