Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e këtij i ka treguar Katadja se Safvan ibn Muhriz Maziniu tregon: “Teksa po ecja me Ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), të kapur për dore, na doli përpara një burrë dhe tha: - E ke dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ çfarë ka thënë për momentet kur Allahu e veçon robin dhe i flet në vetmi (Ditën e Gjykimit)? Abdullah ibn Omeri iu përgjigj: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Allahu do ta afrojë besimtarin, do t'ia vendosë sipër Mbulesën e Tij, duke e mbuluar, dhe do t'i thotë: - A po të kujtohet filan mëkati? A po të kujtohet filan mëkati? - Po, o Zoti im! - i përgjigjet robi.
Safwan bin Muhriz Al-Mazini