Ubejd ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), duke komentuar ajetin: “Kush është pasanik, le të përmbahet në marrjen e pasurisë së tyre e, në qoftë se është i varfër, le të harxhojë aq sa është e arsyeshme dhe e drejtë”, (Nisa, 6) ka thënë: “Ka zbritur për kujdestarin e jetimit, i cili, nëse është nevojtar, merr prej pasurisë së jetimit aq sa i nevojitet dhe aq sa është e arsyeshme.
`Aisha