Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e ky nga Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kiameti nuk do të ndodhë pa luftuar mes vete dy grupe të mëdha, mes të cilëve do të zhvillohet një betejë e madhe, ndonëse të dyja thërrasin në të njëjtën gjë; si dhe pa u paraqitur përafërsisht tridhjetë dexhallë gënjeshtarë, ku secili do të pretendojë se është i dërguar i Allahut; pa ardhur koha kur largohet dituria, shpeshtohen tërmetet, shkurtohet koha, shfaqen fitnet, shpeshtohet herxhi, - që nënkupton vrasjet e shumta, - dhe shtohet pasuria në mesin tuaj dhe tepron, saqë i pasuri do të brengoset se kush do t'ia pranojë lëmoshën: kur t'ia ofrojë ndokujt, ai i përgjigjet: “Nuk kam nevojë për të.
Abu Huraira