Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Jezid ibn Husajfe, e ky nga Busr ibn Seidi se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa isha në një ndejë të ensarëve, Ebu Musai, sikur të ishte i trishtuar, erdhi dhe tha: “I kërkova leje Omerit tri herë (për të hyrë) dhe, meqë nuk më dha leje, u ktheva!” Pastaj më tha: “Çka të pengoi?” Unë i thashë: “Kërkova leje tri herë, e, meqë nuk m'u dha leja, u ktheva, sepse i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nëse ndonjëri prej jush kërkon leje tri herë dhe nuk i jepet leje, le të kthehet.
Abu Sa`id Al-Khudri