Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), bashkëshortja e Pejgamberit ﷺ, tregon se Hamza ibn Amër Eslemiu agjëronte shumë, andaj e pyeti Pejgamberin ﷺ: “A të agjëroj në udhëtim?” - “Nëse do, agjëro, e, nëse do, ha”, - iu përgjigj ai.
`Aisha