Seid ibn Sulejmani na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se kurejshët i brente çështja e gruas së fisit mahzum, e cila kishte vjedhur, andaj thanë: “Kush merr guximin të ndërmjetësojë te Pejgamberi ﷺ për këtë?” Thanë: “E kush tjetër, përveç Usame ibn Zejdit, atë që Pejgamberi ﷺ e do shumë?” Kështu, Usame shkoi dhe foli me të, por Pejgamberi ﷺ i tha: “Po ndërmjetëson në një prej ndëshkimeve të përcaktuara të Allahut?!” Pastaj u ngrit dhe u ligjëroi njerëzve duke thënë: “O ju njerëz! Me të vërtetë ata që ishin para jush humbën për shkak se, kur vidhte fisniku, e tejkalonin, e, kur vidhte i dobëti, e zbatonin ndëshkimin mbi të.
`Aisha