Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Uleje, e ky nga Ali ibn Mubareku, e këtij i ka treguar Jahja ibn Ebu Kethiri, e ky nga Muhamed ibn Ibrahim ibn Harithi se Ebu Seleme ibn Abdurrahmani, - i cili kishte një mosmarrëveshje me disa persona (për një tokë), shkoi tek Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe ia përmendi mosmarrëveshjen, - e në atë rast ajo i tha: “O Ebu Seleme, lëre atë tokë, sepse i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atij që bën padrejtësi, duke ia zaptuar tokën dikujt, qoftë dhe sa një pëllëmbë, (Ditën e Kiametit) , do t'i ngarkohen (në shpinë) shtatë të tilla.
Muhammad bin Ibrahim bin Al-Harith