Ibn Bukejri më ka thënë: Më ka treguar Lejthiu, e ky nga Halidi, e ky nga Seid ibn Ebu Hilali, e ky nga Rebia ibn Ebu Abdurrahmani se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!), teksa po e përshkruante Pejgamberin ﷺ, tha: “Kishte shtat mesatar: as të gjatë, as të shkurtër; lëkurën e kishte ngjyrë të ndritshme, as të bardhë, as të zeshkët; flokët as shumë kaçurrela, as krejtësisht të drejtë.
Rabi`a bin Abi `Abdur-Rahman