Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Muhamed ibn Abdurrahmani, e ky nga Urve, e ky nga Zejnebja se Umu Seleme, gruaja e Pejgamberit ﷺ, tregon: Iu ankova Pejgamberit ﷺ (se nuk ndihesha mirë) [t]: Muhamed ibn Harbi më ka thënë: Na ka treguar Ebu Mervani Jahja ibn Ebu Zekerija Gasaniu, e ky nga Hisham ibn Urve se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ, duke qenë në Mekë dhe në përgatitje e sipër për t'u larguar, meqë Umu Seleme ende nuk e kishte kryer tavafin, i tha: “Kur të thirret ikameti për namazin e sabahut, teksa njerëzit falen, bëje tavafin mbi deve.
Um Salama