Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Muhamed ibn Munkediri, e ky nga Ebu Nadri, i çrobëruari i Omer ibn Ubejdullahut, e ky nga Amiri, i biri i Sad ibn Ebu Vekasit, se babai i tij Sad ibn Ebu Vekasi e pyeti Usame ibn Zejdin: “Çfarë e ke dëgjuar nga i Dërguari Allahut ﷺ në lidhje me murtajën?” Usame (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tha: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Murtaja ka qenë dënim që u ishte dërguar një grupi të benu israilëve, - ose ka thënë: një populli para jush, - andaj, nëse dëgjoni se ka rënë në ndonjë vend, mos shkoni aty, e, nëse jeni në ndonjë vend ku ka rënë murtaja, mos dilni prej aty nga frika.
Usama bin Zaid