Is'haku më ka thënë: Na ka treguar Nadri, e këtij i ka rrëfyer Shuëbe nga Seid ibn Ebu Burde, e ky nga babai i tij se Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ e dërgoi atë bashkë me Muadh ibn Xhebelin (në Jemen), u tha: “Lehtësoni gjërat e mos i vështirësoni, përgëzoni e mos vrazhdësoni, si dhe bashkëpunoni!” Ebu Musai tha: “O i Dërguari i Allahut, në vendin tonë prodhohet një pije prej mjalti, të cilën e quajnë bitë, si dhe një pije prej elbi, të cilën e quajnë mizër?” - “Çdo gjë që deh është e ndaluar” , - tha i Dërguari i Allahut ﷺ.
Abu Musa