Ibrahim ibn Mundhiri më ka thënë: Na ka treguar Enes ibn Ijadi, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur vdiq Abdullah ibn Ubeji, i biri i tij, Abdullah ibn Abdullahu, erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ, i cili ia dha këmishën e vet dhe e porositi ta qefinosë të atin me të, pastaj u ngrit për t'ia falur namazin, por Omeri e kapi për rrobe dhe i tha: “Po ia fal namazin, ndërkohë ai është hipokrit dhe Allahu ta ka ndaluar të kërkosh falje për ta?” I Dërguari i Allahut ﷺ ia ktheu: “Allahu më ka lënë të zgjedh, - ose ka thënë: më ka informuar, - dhe ka thënë: “U lute për ta apo nuk u lute (o Muhamed), edhe sikur ti të kërkosh falje për ta shtatëdhjetë herë, Allahu nuk do t'i falë.
Ibn `Umar